Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E PREMTE 10 prill 1998

Komunistët ndahen në dy parti

Parlamenti i kallashnikovëve vendos legalizimin e Partisë Komuniste. Socialistët votojnë për homologët e tyre

Ullivo shqiptare bën “kurban” Nanon

Klanet e komunistëve ulen për pazaret e së shtunës. Meidani dhe Ceka vënë në përdorim dosjen “misterioze” Largimi i Nanos duket se do të jetë diçka shumë e pranueshme edhe brenda radhëve të Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste, kur ata të njihen me dosjen e kontrabandës së kryeministrit që ka shëtitur deri tani nga Ministria e Brendshme në Presidencë NË FAQEN 3
Meidani Vullnet Elbasani Gëzim Cani

Qeveria mban të fshehur milionat e fajdeve

Lista e fajdeve akuzon 217 emra Shoqata Kombëtare merr përsipër të publikojë emrat dhe mandatet e zyrtarëve që kanë përfituar nga depozitat bankare të VEFA-s NË FAQEN 5

Gjashtë drejtues të RTV-së japin dorëheqje

Rreth 80% e kryeqetarësve[?] i kanë kthyer kurrizin televizionit shtetëror

Ceka depoziton provat kundër kryeministrit

Katër policë nga Vlora i kanë dorëzuar ministrit të Brendshëm kaseta filmike dhe shumë prova të tjera shkresore që akuzojnë Nanon për masakrat e vitit të kaluar dhe trafiqet e paligjshme NË FAQEN 4
Vullnet Elbasani Nanon Vlorë

Vullnet Elbasani mbahet dy orë në policinë kufitare

Vazhdon dhuna policore mbi shtypin e opozitës. Policia e Durrësit ndalon gazetarin e “RD” Policia e Portit të Durrësit ndaloi dhe keqtrajtoi dje, gazetarin e “Rilindja Demokratike”, Vullnet Elbasani. Gazetari Elbasani u mbajt nën ambientet e rajonit të policisë kufitare të Durrësit për rreth dy orës. Kryekontrollori i Portit të Durrësit, Gëzim Cani, vëllai i drejtorit të policisë së Tiranës, Fadil Cani si dhe Flamur Ismaili, kontrollor, kanë inkurajuar policinë e Portit për keqtrajtuan dhe ndalimin e Elbasanit. Këto veprime ata kanë kryer gazetarin dhe ka të ngjarë zvarritja e shtypit dhe është identifikuar si kontroll opozitës. Ndërkohë që Kryekontrollori Cani nuk ka asnjë të drejtë të merret me civile, aq më tepër me gazetarë, ka urdhëruar policinë që gazetari i “RD” të dërgohet zyra e policisë. Theksojmë se gazetar Elbasani ishte dërguar në Portin e Durrësit për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të policit të vrarë. Në atë kohë pritej që të arrinte kufoma e policit. Redaksia proteston ndaj ndalimit të gazetarit Elbasani dhe kërkon korrektesë nga uniformat policore me gazetarët e opozitës. Ftojmë policinë që të mos zbatojë urdhërat antligjorë që e shkojnë përkundër informimit të drejtë të opinionit shqiptar. Gazeta “RD” është vendosur në dy vjet[?] një luftë e rreptë e drejtë dhe të vërtetë pavarësisht se shtetarët shqiptarë me familjarët e tyre kanë ndërruar mali total ndaj gazetës tonë. Deri tani janë gazetari të “RD” janë në proces hetimor për shkak të padive të ngritura nga disa ministra, ndërkohë që pak muaj më parë një gazetar i yni u plagos nga një makinë policie. “RD”
Fadil Cani Flamur Ismaili Azgan Haklaj Gjoni Durrës Tiranë

Plagoset Azgan Haklaj, sekretar i PD në Tropojë

Klika sërish derdh plumba mbi Partinë Demokratike Zoti Haklaj sipas burimeve nga Tropoja është ndjekur nga një makinë pa targa dhe nga makina ka dalë një djalë i cili ka shkrehur një karikator automatik drejt tij, ku për pasojë zoti Haklaj është plagosur rëndë. Ai po mjekohet në shtëpi për shkak të mungesës totale të sigurisë në spitalin e qytetit. NË FAQEN 2
Nano Haklaj Tropojë

Vrasësit e policit Gjoni fshihen në kryeministri

Mbi 100 policë të vrarë që pas zgjedhjeve të qershorit të kaluar Uniformat blu përfshihen nga paniku. Pesë policë pushohen nga puna pse luftuan me kriminelët Uniformat blu përfshihen nga paniku. Pesë policë pushohen nga puna pse luftuan me kriminelët NË FAQEN 4 Nano mban afër dajën e vrasësve
Gjoni Nano

OJQ-të me gabime serioze

Demetra, tani një shkollë për OJQ-të

Partia Komuniste ose komunistët në hije

Legalizimi nga Parlamenti i Partisë Komuniste justifikohet formal i të drejtës së qytetarëve të ideologjisë me antidemokratike, totalitare dhe atavike. Në Shqipëri komunizmi si ideol dhe si praktikë ka qenë një eveniment jet-gjate pasojat e të cilit ndihen me po të njëjtën forcë si më 1945, 1954, 1974, 1997. E keqja më e vogël do të ishte nëse komunizmi do të identifikohej me Maks Hasanin apo bustet e Enverit që komunistët kanë marrë përsipër t’u fshijnë pluhurin. Po ashtu edhe nëse komunizmi do të identifikohej me një grumbull njerëzish nostalgjikë ndaj së shkuarës, me pensionistë apo qoftë edhe të rinj që mund të zgjedhin për hobi një tekst manifesti në vend të dy orëve të diskos. Rreziku i komunizmit në Shqipëri mbetet tek pjesa komuniste e partisë që është në pushtet dhe mundësia që ajo për të aktivizuar metoda komuniste të mbajjes apo marrjes së pushtetit si herë që në Shqipëri mund të krijohen kushte fleksibël stabiliteti. Komunistët që janë aprovuar dje janë të tillë që të bëjnë e qeshësh dhe askush nuk ka nevojë të harxhojë frymë për të elibruar ata me ndonjë epitet, pasi vetë gjendja dhe sjellja e tyre mund të sigurojë sa të duash humorin e situatës. Ata janë komunistë në hije. Komunistët e vërtetë janë ata që jo vetëm nuk e bëjnë të qeshësh, por edhe nuk të lënë të bësh një gjë të tillë. Ata sot janë në administratën shqiptare, në Shërbimin Informativ Kombëtar apo DSK sipas Nanos, janë në Ministrinë e Brendshme dhe në disa zyra mjaft me ndikim të shtabit të diktaturës siç duhet në kryeministri e duke perfunduar në salltyr[?] zyrat e këshilluesve. Pikërisht këtu është komunizmi që endet aqërat demokratike të shqiptarëve dhe është një naivitet i madh nëse duhet se ndonjë prej tyre mund të shkëputet nga PS dhe të shkojë në Partinë Komuniste. Kjo është si të le të vish vallë dhe të futesh në shpellë. Ndryshon vetëm komoditeti ndërsa lidhja pjesa tjetër e përbërjes së një komunisti është po ajo. Asnjë komunist në PS nuk do të lerë PS. Ideali i tyre i erkorn[?] që të jenë aty ku komunizmi është në veprim dhe jo aty ku komunizmi është qesharak, sedentar dhe humb nga prostana[?]. Komunistët janë ata që projektuan dhe zbatuan pranverën e përgjithshme të vitit të kaluar. Komunistë e 90-ës pse u bënë nuk e përgjakin vendin të paktën ngaqë shumë të vrarëve për të bërë 24 ministra dhe 50 familje të pasura? Ata e lanë vendin të shembet e të bindej se në atë shkretëtirë nuk kishte as për revolucion, as për pasuri dhe as për shpresë. Komunistët e ‘90 nuk kishin se ç’tal të shkatërronin e as që vritnin. Sipas tyre ishte bërë sterilizimi i kombit dhe vendit. Komunistët e ‘97 kishin objektin edhe për vrasje, edhe për dhunë dhe për vjedhje. Ata e filluan këtë gjë me banda ndërsa tani e bëjnë me ministra, juristë, rruforista[?] dhe bodyguarde. Destinacioni edhe një që përkërkon komunisti në Shqipëri. Komunistët me destinacion janë ata që sot mbajnë karrierë dhe megjithëse në vend janë të lindur njerëz që vuajnë për bukë nuk e kanë menduar t’u japin lëmoshë. Nuk kanë dashur as t’i japin pushtetin për të bërë shtetin. Nuk e ka patur fjalën për shtetin e ligjeve, por për shtetin e vet. Kështu do të vazhdojë deri sa vendi të shkojë në luginë e vitit ’90. Pa deri atëherë kur vlat, floriustrat[?], maunet, anijet, bodyguardët janë shndërruar të gjithë në para për 50 familje dhe shqiptarët e tjerë janë dytur në varfërinë tejskajshme. S. NEZA
Maks Hasani Enverit Gëzim Cani Shqipëri

Të shtunën, miting i madh në sheshin “Skënderbej”

Të gjithë kundër qeverisë së mashtrimit dhe varfërisë Ditën e shtunë, datë 11.04.1998 ora 12.00 në sheshin “Skënderbej” Bashkimi për Demokraci do të organizojë një protestë paqësore për të protestuar: Kundër varfërisë së tejskajshme që ka sjellë qeveria koalicionit të majtë gjatë 300 ditëve. Kundër rritjes galopante të çmimeve. Kundër taksave të larta që po shkatërrojnë biznesin dhe tregtinë. Kundër mashtrimit për rritjen e pagave dhe pensioneve duke mos indeksuar atë. Kundër mashtrimit të Nanos për kthimin e parave të lëna fajde. VËLLEZËR DHE MOTRA Të gjithë në sheshin “Skënderbej” ditën e shtunë, datë 11.04.1998 ora 12.00 për të protestuar kundër varfërisë ekstreme dhe mashtrimit të përditshëm të qeverisë të koalicionit të majtë. BASHKIMI PËR DEMOKRACI
Skënderbej